Home ShowBiz Sia e zbuloi vetë portretin në videon e fundit të Amit dhe është kaq e ëmbël
Sia e zbuloi vetë portretin në videon e fundit të Amit dhe është kaq e ëmbël
0

Sia e zbuloi vetë portretin në videon e fundit të Amit dhe është kaq e ëmbël

0
0

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë bërë prindër të dy fëmijëve, djalit Joel dhe vajzës Sia.

Ndërsa djalin e kanë prezantuar me ndjekësit në rrjetet sociale ku e shohim të postojnë herë pas here foto me të, me vogëlushen Sia fotot kanë qenë gjithmonë me kurriz, pa e zbuluar portretin e saj.

Por në një video të fundit të postuar nga Ami në instagram, Joeli dhe Sia janë duke ecur bashkë në rrugë, Joeli para dhe Sia mbrapa tij.

Në një moment gjatë videos, vogëlushja kthen kokën nga kamera duke treguar për herë të parë profilin e saj dhe duket kaq e këndshme.

Ami e ka shoqëruar videon me dy zemra njëra blu dhe tjetra rozë dhe është padyshim një prej videove më të bukura të postuara ndonjëherë me fëmijët.

Link: https://www.instagram.com/amardatoska/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGMo5o2pQuX/