Home ShowBiz Pas akuzave për ngjyrën e lëkurës dhe gjyshen, reagon Meri, “qëllimi i intrigave ishte që…”
Pas akuzave për ngjyrën e lëkurës dhe gjyshen, reagon Meri, “qëllimi i intrigave ishte që…”
0

Pas akuzave për ngjyrën e lëkurës dhe gjyshen, reagon Meri, “qëllimi i intrigave ishte që…”

0
0

Meri Murizi është bukuroshja nga Elbasani me profesion modele që arriti të fitonte zemrën e Saimirit mes 21 vajzave të tjera.

Por fitorja e saj nuk mund të kalonte pa zhurmë dhe sigurisht që pati komente nga më të ndryshmet.

Shumë prej komentuesve thanë se ajo është pjesë e komunitetit rom, ndërsa më pas përmendën gjyshen e saj që është një fallxhore shumë e njohur në Elbasan.

Pas gjithë zhurmës së krijuar në rrjet ka reaguar Meri me një status në instagram.

“Të dashur mbështetës dhe ndjekës të faqes sime. Ju falënderoj pamasë për fjalët e ngrohta dhe inkurajimin që më keni dhënë gjatë gjithë rrugëtimit tim në Love Story. Teksa momentet e bukura janë shfaqur në ekran, gjatë kësaj eksperience kam  provuar edhe sulme dhe intriga nga më djallëzoret, qëlllimi i të cilave ishte që unë të tërhiqesha nga Love Story. Unë nuk u theva dhe falë jush ja dola të shkoja deri në fund. Sa i përket zgjedhjes, ai ishte vendimi i Saimirit. Dhe unë e dëshiroja. Jam e lumtur, që dola nga ky show me Saimirin në krah! Ndihem më shumë se e bekuar, por edhe sot ndërsa çdo gjë duket se është në vendin e vet, përsëri sulmet nuk kanë ndalur ndaj meje. Pas shpifjeve për ngjyrën e lëkurës, sot u morën dhe me gjyshen time të ndjerë…”, shkruan ndër të tjera Meri në reagimin e saj, duke shtuar se deri tani është treguar shumë e vërtetë me të gjithë.

meriii

Link: https://www.instagram.com/meri_murrizi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLsFHjZn5im/