Në fillim të spektaklit të djeshëm, Bora Zemani njoftoi se Atdheu ka rezultuar i infektuar me COVID-19 dhe për pasojë nuk do të jetë i pranishëm në spektakël.
Ai është izoluar në shtëpi ku do të kalojë të paktën 10 ditë deri sa të dalë sërish negativ dhe të mund të rikthehet sërish në spektakël.
Pas njoftimit në fillim të puntatës së djeshme, Bora i uroi Atdheut shërim të shpejtë, ndërsa ky i fundit ka thumbuar konkurentët nga shtëpia.
Në një foto të postuar në instagram, Atdheu shkruan: “Kur nuk është macja në shtëpi, minjtë bëjnë dasëm”, duke thumbuar kështu konkurentët e tjerë, teksa pret të shërohet për t’u rikthyer sërish.
Link: https://www.instagram.com/atdhe_xharavina/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJI75dgJZxC_4a7lle9DvmJPtF7pMrz_Xvj0TM0/