Eksperiencat me femrat para “Përputhen”, Juli i habit të gjithë, “Nuk kam shkuar kurrë në një takim”
Juli, një prej djemve të “Përputhen”, që u bë i famshëm pas debatit me Sindin ka folur në një interviste për “Top Albania Radio” sa i takon eksperiencave të tij me femrat përpara se të hynte në “Përputhen”
Ai tregon se femrat i ka njohur gjithmonë nëpër udhëtime dhe se fjala date apo takim për të është diçka e panjohur.
Juli nuk ka ftuar kurrë një vajzë për kafe me qëllimin për ta njohur dhe për të kjo është diçka jo normale, pasi një vajzë mund ta njohësh sipas tij në mjedis pune, në udhëtime apo duke luajtur muzik.
Kështu takimi me Antonelën mesa duket ka qenë i pari takim për qëllim njohjeje për Julin dhe që mbi të gjitha ndodhi në ekran nën syrin e miliona shikuesve.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=DV_ZKrXwdXU&feature=youtu.be
Burimi fotos: https://www.instagram.com/p/CLj24bvgs1a/