Antonela dhe Lediana janë vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të debateve që kanë pasur me njëra tjetrën duke qenë se simpatizojnë të dy të njëjtin djalë.
Mevlani duket se është bërë mollë sherri për vajzat dhe gjatë mbrëmjes së djeshme, Antonela ka vendosur që të tërhiqet duke thënë se i duket sikur po ndërhyn në raportin e Ledianës me Mevlanin.
Ajo tha se do të tërhiqet për të parë se si do të sillet Lediana, ndërsa kjo e fundit shtoi se Antonela e ka kuptuar me vonëse pasi ka ndërhyrë që në fillimin në raportin e saj me Mevlanin.
Mevlani ndërkaq i ka kërkuar Antonelës që të mos ndikohet nga komentet e publikut dhe se nuk ka arsye përse të tërhiqet.
Megjithatë se si do të vijojë historia mes tyre mbetet për t’u parë në vazhdim.
Link: https://www.instagram.com/p/CL2WOBYBL4i/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLkCpcXjy_1/, https://www.instagram.com/p/CLfKfqpg-Yy/