Home ShowBiz Deklarata tronditëse nga Meghan dhe Harry, publikohet traileri i intervistës së çiftit
Deklarata tronditëse nga Meghan dhe Harry, publikohet traileri i intervistës së çiftit
0

Deklarata tronditëse nga Meghan dhe Harry, publikohet traileri i intervistës së çiftit

0
0

Ditën e dielë në 7 mars, Meghan dhe Harry do të vijnë për herë parë në një intervistë për Oprah Winfrey ku do të rrëfejnë disa të vërteta tronditëse për vendimin që morën gati një vit më parë për të hequr dorë nga froni dhe detyrat mbretërore.

Aktualisht është publikuar traileri i parë i intervistës ku Oprah dëgjohet të thotë se ata të dy kanë thënë disa gjëra shumë tronditëse gjatë intervistës.

Harry nga ana tjetër e pranon me zë dhe figurë se i druhet përsëritjes së historisë, ndërsa mendon se Meghan mund të kishte të njëjtin fat si e ëma që ndërroi jetë në një aksident, ndërsa nxitonte t’ju largohej paparacëve.

Ai dëgjohet të thotë se nuk mund ta imagjinojë se çfarë ka kaluar e ëma e tij duke qenë e vetme në gjithë këtë histori, ndërsa ata të dy janë të lumtur që të paktën kanë njëri tjetrin dhe që në këtë intervistë vijnë bashkë.

Nga ana tjetër Oprah dëgjohet ta pyesë Meghanin nëse ajo heshti apo e bënë të heshtë, por gjatë trailerit Meghan nuk e jep përgjigjen, të cilën do të mund ta dëgjojmë ditën e  dielë kur të transmetohet e plotë intervista.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=y7LJrh5UTr4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7EaGS_Jpb9/