Home ShowBiz Me kë e shikon veten të përputhur Sindi, nuk do ta besoni si përgjigjet
Me kë e shikon veten të përputhur Sindi, nuk do ta besoni si përgjigjet
0

Me kë e shikon veten të përputhur Sindi, nuk do ta besoni si përgjigjet

0
0

Sindi Loçi, një prej vajzave më të përfolura të “Përputhen”, është vënë vazhdimisht në qendër të vëmendjes kryesisht për shkak të debateve me konkurentët.

Debati më i fundit i saj ka qenë me Julin ku shpërtheu me tone të ashpra, por që në fund u rikthye pas pezullimit duke kërkuar të falur.

Sindi prej disa ditësh nuk është më në emision, pasi gjyshi i saj ndërroi jetë, por gjithsesi vijon të jetë aktive në rrjetet sociale ku i është përgjigjur pyetjeve të fansave.

Ata e kanë pyetur kryesisht se me kë e shikon veten të përputhur nga djemtë në emision.

Edhe pse ka disa muaj më emision, Sindi tha se ende është e dyzuar sa i takon kësaj pjese.

Ajo ka treguar se ende nuk është e qartë sa i takon personit me të cilin përshtatet më shumë.

Kujtojmë se Sindi ka shprehur simpati si për djalin turk Muratin, ashtu edhe për Elvisin me të cilët ka dalë disa herë në kafe.

sindiiii

Link: https://www.instagram.com/_cindyloci_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKtqCMBnf6TMwuOi78CfCYCM6ZqeJ-TwLrxebc0/