Home ShowBiz Momentet e fundit me të atin, Çiljeta tregon e prekur porosinë që i la
Momentet e fundit me të atin, Çiljeta tregon e prekur porosinë që i la
0

Momentet e fundit me të atin, Çiljeta tregon e prekur porosinë që i la

0
0

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka humbur së fundmi të atin i cili nuk mundi dot ta fitonte betejën me COVID-19.

Lajmin e dha vetë ajo në rrjetet sociale, ndërsa ndante me ndjekësit e saj dhimbjen për largimin e tij nga jeta.

Këngëtarja ka folur për herë të parë në një intervistë ku mes lotësh ka treguar momentet e fundit me të, ndërsa shton se ende nuk e beson që ai ka ikur dhe nuk është më pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Çiljeta thotë se nuk do ta harrojë kurrë momentin kur ka përcjellë të atin për në banesën e fundit dhe sidomos momentin kur i ka lënë atij një porosi.

“I thashë babi mos harro kur të dalësh para Allahut mos harro 5 gjëra kryesore. Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, tha këngëtarja gjatë intervistës.

Çiljeta ka folur gjatë intervistës edhe për lidhjen me portierin Alban Hoxha me të cilin është një marrëdhënie prej 5 vitesh.

ciljet

Link: https://www.instagram.com/p/CKy36ORhmGe/

ciljetaaa

Link: https://www.youtube.com/watch?v=bvMN3O3CoWk&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7hVYJeA3y3/