Home ShowBiz I lidhur jashtë emisionit…, ish e fejuara e Rinianit shfaqet në studio dhe sqaron publikun
I lidhur jashtë emisionit…, ish e fejuara e Rinianit shfaqet në studio dhe sqaron publikun
0

I lidhur jashtë emisionit…, ish e fejuara e Rinianit shfaqet në studio dhe sqaron publikun

0
0

Riniani, një prej djemve të “Përputhen” ka qenë i fejuar për 8 vite me një ruse dhe sipas zërave ai vazhdon të jetë i lidhur me të, pavarësisht se ka ardhur në emision për të kërkuar dashurinë.

Thashethemet lindën pas një statusi që ajo bëri në instagram ku i uronte Rinianit gjithë të mirat në këtë rrugëtim të tij.

Riniani ndërkaq e ka mohuar vazhdimisht të jetë i lidhur ende me Marselën, por duket se fansat e kanë pasur të vështirë ta besojnë.

Kjo ka bërë që produksioni  të kontaktojë me ish të fejuarën e tij e cila është shfaqur në emision në një lidhje me skype duke sqaruar gjithë të vërtetën.

Ajo tha se ka ruajtur një raport shumë të mirë me Rinianin dhe se i do të mirën.

Marsela shton se nuk është më e dashuruar me të, sepse po të ishte nuk do ta linte në emision, do të vinte dhe do ta merrte që në momentin e parë që e ka parë brenda emisionit.

Ajo tregon se ka patur një histori shumë të bukur dashurie me Rinianin, por pas ndarjes secili vazhdon jetën e tij dhe ndjenjat e saj ndaj tij janë 100% dashamirëse.

Riniani ndërkaq ka pohuar atë që ka thënë Marsela duke treguar edhe njëherë se ata të dy kanë ruajtur një raport shumë të mirë dhe miqësor me njëri tjetrin.

Link: https://www.instagram.com/p/CL7NqOZhgZN/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLSDl5Un0UBjh3Ap7lhCDbzGZNiL7WDrTEUiac0/