Andi duket se është kthyer në një mollë shërri mes dy vajzave Jasminës dhe Sarës.
Jasmina ka shprehur hapur simpatinë për Andin të cilin e ka puthur live në studio, por pasi Sara doli me të, ajo e akuzoi se ajo po përpiqet të hyjë në mes duke e ditur pëlqimin e saj, ndërsa tha se ato njiheshin më herët.
Në momentin që vajzat do të përballeshin, Sara vendosi krejt papritur të mos vinte më në emision, por është rikthyer sërish ditën e djeshme.
Ajo fillimisht sqaroi se u largua për shkak të situatës me Erin, të cilin e ka shumë mik dhe është ndier shumë keq për atë që ndodhi,por tashmë është qetësuar.
Sara ndërkohë është përballur edhe me Jasminën e cila po fliste në lidhje Skype pasi dyshohet të jetë prekur me COVID-19.
Sara thotë se nuk ka asnjë lloj interesi për Andin duke akuzuar kështu Jasminën se ka bërë histeriken pa pikën e lidhjes.
Ajo e ka mohuar ta ketë njohur më përpara Jasminën, ndërsa tha se ajo ishte thjesht një fanse e saj, kur Sara merrej me muzikë.
Më pas ajo i është drejtuar Jasminës duke e akuzuar se i ka marrë çunat me rradhë në dhomat e zhveshjes.
Jasmina ka shpjeguar ndërkohë edhe disa prej fotove e kunjave të postuara në instagram të cilat sipas saj nuk kishin fare lidhje me Sarën.
Link: https://www.instagram.com/p/CL90HHCB09G/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLSltXkBiHP/