Home ShowBiz Malli për Kosovën e lirë, Shkodran Tolaj sjell një super projekt muzikor
Malli për Kosovën e lirë, Shkodran Tolaj sjell një super projekt muzikor
0

Malli për Kosovën e lirë, Shkodran Tolaj sjell një super projekt muzikor

0
0

Këngëtari i njohur Shkodran Tolaj rikthehet si solist pas dy vitesh me një super projekt muzikor.

“Nga Shkupi në Prekaz”, është një projekt që është bërë publik së fundmi dhe sjell mallin shekullor për Kosovën e lirë, ndërsa i dedikohet 22 vjetorit  të epopesë së lavdishme në Prekaz dhe heroit Adem Jashari.

Kënga vjen me muzikë dhe tekst të artistit të njohur Ilir Shaqiri, orkestrimi është bërë nga Jetmir Mehmeti, në çifteli ka luajtur Burim Krasniqi dhe kavall mjeshtri Shaqir Hoti.

Kjo këngë shoqërohet gjithashtu edhe me një videoklip që është ideuar dhe realizuar nga vetë këngëtari dhe që është xhiruar në autostradën Kaçanik-Ferizaj.

Kënga është një falënderim për të gjithë ata që u lindën, u rritën dhe u plakën me ëndrrën për jetësimin e Kosovës së lirë që shfaqet përmes pranisë së këngëtarit gjatë klipit në sheshin Skënderbeu në Shkup, ku për 30 vite me rradhë çdo mars përkulet përpara memorialit të Jasharajve në Prekaz.

Këngëtari ka sjellë gjatë karrierës së tij muzikore disa projekte shumë të suksesshme si “Gjaku i Kastriotit”, “Heroi i zemrës” e shumë këngë për Kosovën dhe Adem Jasharin.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=9Wm56ZyRSTA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0Sx8wSne9T/