Home ShowBiz E fyejnë dhe mallkojnë në 8 mars, Olsa publikon mesazhin e rëndë dhe ka dy fjalë për femrat
E fyejnë dhe mallkojnë në 8 mars, Olsa publikon mesazhin e rëndë dhe ka dy fjalë për femrat
0

E fyejnë dhe mallkojnë në 8 mars, Olsa publikon mesazhin e rëndë dhe ka dy fjalë për femrat

0
0

Autorja e programit “Përputhen”, Olsa Muhameti, përveçse ka bërë shumë famë me emisionin në fjalë sigurisht që është bërë edhe objekt sulmesh të ndryshme.

Ajo ka publikuar sot në ditën ndërkombëtare të grave një mesazh që i ka ardhur nga një tjetër femër e cila shprehet me një gjuhë urrejtjeje edhe pse nuk e njeh aspak autoren e programit.

Ndër shumë ofendime ajo i thotë Olsës që 8 marsin tjetër ta hajë nën dhe.

“Do të doja shumë të festoja këtë 8 mars, por ne femrat dhe gratë jemi të parat që nuk e duam njëra tjetrën, kjo është një grua që se di a është nënë, e shihe pak çfarë urrejtje ka ndaj meje, nuk më njeh fare po fare”, shkruan ajo pasi bën publik mesazhin e saj.

Më pas Olsa ka vendosur t’ju drejtojë të gjitha femrave një mesazh shumë të qartë duke ju kërkuar që ta mbështesin njëra tjetrën dhe jo ta gjykojnë apo fyejnë siç ndodh rëndom në shumë raste.

olsaokkk

Link: https://www.instagram.com/olsamuhameti/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKZUT73Bepw/