Home Aktualitet 3 vjeçari më i çmendur që keni njohur, ka thyer 12 televizorë dhe për pak i vuri flakën shtëpisë
3 vjeçari më i çmendur që keni njohur, ka thyer 12 televizorë dhe për pak i vuri flakën shtëpisë
0

3 vjeçari më i çmendur që keni njohur, ka thyer 12 televizorë dhe për pak i vuri flakën shtëpisë

0
0

Fëmijët janë gjithmonë një kërcënim për të bërë rrëmujë, sidomos kur fillojnë të ecin, por ka edhe nga ata që nuk bëjnë vetëm rrëmujë por shkaktojnë dëme.

Kështu është edhe ky 3 vjeçar nga Britania e Madhe që është aq i rrezikshëm saqë desh i ka vënë flakën shtëpisë.

E ëma e tij Shyama Underëood tregon se vogëlushi ka thyer deri tani 12 televizorë, ka lyer me baltë gjithë sallonin, ndërsa ka përmbyer dy herë banjën.

35 vjeçare ka tre fëmijë të tjerë, por 3 vjeçari i ka shkaktuar deri tani dëme që shkojnë deri në 6000 paund.

Nëna e tij thotë se që kur Jaxon filloi të ecë, ajo nuk mundet t’ja ndajë dot sytë prej tij, pasi vogëlushi mund të shkaktojë në çdo sekondë një dëm.

Vetëm disa ditë më parë, ai vendosi lodrën e tij në furrë dhe për pak i vuri zjarrin shtëpisë.

Ajo thotë se pavarësisht taktikave të saj të disiplinimit, vogëlushi nuk vë mend dhe vazhdon të jetë po njesoj i rrëmujshëm dhe i rrezikshëm.

shyana

shyanaaa

Link: https://www.instagram.com/p/B-K2ysXp10g/

Burimi i lajmit: https://www.thesun.co.uk/fabulous/14261710/real-life-wreck-it-ralph-destroyed-12-televisions/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/k4xoACkQZiw