Gjatë pasdites së djeshme në “Përputhen”, Antonela pati një debat shumë të ashpër me Atdheun dhe Locon.
Ajo ka zbuluar gjatë emisionit se Atdheu i ka gjuajtur Shqipes me karrige në emision dhe ky ka qenë momenti që ai ja ka shpifur si person pasi i ka kujtuar të atin me ato veprime.
Atdheu ndërkaq nuk ka reaguar thuajse fare, por në një moment është ngritur dhe ka ikur nga emisioni.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Shqipja e cila ka postuar një status në instagram ku shkruan: “Çdo gjë ka kohën e vet dhe mos bëni më shumë pyetje, sepse nuk ju kam zhgënjyer asnjëherë. Shumë shpejt do dalin dhe këto dy burracakët”
Mesa duket e gjithë kjo situatë do sqarohet në vazhdimësi dhe ndoshta do të transmetohet edhe kjo ngjarje që Antonela pretendon se ka ndodhur në prapaskenë.
Link: https://www.instagram.com/shqipehysenaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKCakVqJBxR4aC6_JPJot8d1CWL3YoCVtggsoA0/