Home Aktualitet Rregulla të reja mbi të ardhurat nga fitimet në YouTube, ja çfarë ndodh nga 31 maji
Rregulla të reja mbi të ardhurat nga fitimet në YouTube, ja çfarë ndodh nga 31 maji
0

Rregulla të reja mbi të ardhurat nga fitimet në YouTube, ja çfarë ndodh nga 31 maji

0
0

Të gjithë ata persona që krijojnë video për kanalet e tyre në YouTube që shikohen dhe monetizohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë do t’ju duhet të paguajnë taksa deri në 30% të fitimit.

Ky vendim do të gjejë zbatim duke nisur nga data 31 maj dhe të gjithë personat që sigurojnë të ardhura përmes videove në YouTube do t’ju duhet të rregjistrojnë informacionin mbi taksat dhe ti paguajnë ato.

Nëse një informacion i tillë mungon, atëherë do të operohet me penalitete duke mbajtur deri në 24% të të gjithë fitimeve.

Ky rregull i ri nuk prek marrëveshjet direkte midis krijuesve të videove dhe kompanive për të reklamuar produkte në përmbajtjen e videove të tyre, por vetëm për të ardhurat e gjeneruara direkt nga YouTube nga shikuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Konkretisht këto taksa do të mbahen nga shikueshmëria e reklamave, abonimeve ne kanal, YouTube Premium apo përmes funksionit të eventeve live në kanal.

YouTube e ka shpjeguar përmes një videoje se si të mund të shikoni të ardhurat tuaja nga videot dhe më pas të vlerësoni se sa të larta mund të jenë taksat në bazë të këtyre fitimeve.

Në javët në vazhdim përdoruesve do t’ju kërkohet që të vendosin të dhënat e kartës së identitetit për të plotësuar kështu të gjitha informacionet që duhet për rregjistrimin e taksave dhe pagesën e tyre.

Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi mes krijuesve në YouTube të cilët nuk janë dakord që të paguajnë taksa.

Shumë prej tyre thonë se janë të detyruar të paguajnë dy herë taksa, fillimisht në vendin e tyre të origjinës dhe më pas Në SHBA dhe kjo nuk është aspak e drejtë.

Link: https://www.heise.de/news/YouTuber-muessen-Teil-ihrer-Einnahmen-in-den-USA-versteuern-5076741.html

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/N8Pnhrcr73o