Në emisionin e të premtes ku Antonela dhe Lediana u grindën sërish me njëra tjetrën, Mevlani nuk ka mundur dot të durojë.
Në një moment ai ka hequr mikrofonin dhe ju është drejtuar vajzave duke ju thënë se i kanë nxirë jetën dhe se mund të zgjedhin një tjetër djalë se ka plot në spektakël.
Gjatë puntatës së sotme është transmetuar ajo çfarë ka ndodhur në prapaskenë pas largimit të tij.
Pas tij ka shkuar Juli, por edhe disa vajza nga produksioni të cilat kanë dashur ta ndalojnë, por ai është shfaqur tejet i tensionuar, ndërsa në një moment ka bërtitur të mos e prekë askush me dorë dhe se dëshiron të dalë të marrë ajër.
Mevlani ka shpjeguar gjatë ditës së djeshme e gjithë kjo erdhi pas debatit mes Ledianës dhe Antonelës si dhe akuzave të kësaj të fundit se Mevlani është duke e shfrytëzuar.
Link: https://www.instagram.com/p/CMcsEuLhZjE/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMbrK7XBzS60SmaUVGM3cr3TtIVsVeItGTS32E0/