Saimir Kasemi, kandidati i “Love Story” është padyshim një djalë simpatik dhe që fitoi dashurinë dhe respektin e disa vajzave gjatë spektaklit.
Në fund ai zgjodhi të preferuarën e tij, Merin me të cilën do të vazhdojnë rrugëtimin e njohjes jashtë spektaklit.
Por nëse sot e shohim shumë tërheqës, a jeni kurioz të dini si dukej Saimiri shumë vite më parë kur ishte një foshnje.
Këtë e zbulon vetë ai, teksa poston në instagram një foto kur ishte i vogël krahas një fotoje sot.
“Unë i vogël”, shkruan ai krahas fotos ku shohim të njëjtat tipare të këndshme dhe gati gati të njëjtin shikim si edhe sot.
Me përjashtim të faktit që është i rrumbullakët dhe i mbushur, Saimiri ruan gati të njëjtat tipare dhe këto dy foto të vëna përballë njëra tjetrës e vërtetojnë më së miri këtë gjë.
Link: https://www.instagram.com/saimir.kasemi__official/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMC2ZE9h72i/