Meda është një nga zërat më të dashur të muzikës popullore.
Këngëtari numëron qindra hite në reportorin e tij që vazhdojnë të dëgjohen me po të njëjtin interes edhe në ditët e sotme.
Ai do të jetë i ftuar të dielën në emisionin ‘Një Kafe me Labin’, ku ka vendosur të ndajë disa momente nga jeta e tij personale dhe profesionale.
Në një spot të postuar paraprakisht Meda shihet i emocionuar dhe me lot në sy dhe me siguri arsyeja e këtij emocioni është familja.
“Jam i bindur se jo veç unë po çdo njeri në botë nënës nuk mundet me ia dhënë hakun kurrë”, ka thënë Meda gjatë intervistës.
Ndër të tjera ai ka folur për momente të cillat ia kanë kallur shpirtin.
Këngëtari merr një letër nga familja të cilët e falenderojnë me krenari për gjithçka që ka bërë për ta dhe ky i fundit është përlotur.
Link: https://www.instagram.com/tv/CM2rycQH__Q/?utm_source=ig_web_copy_link\
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBdnd7Mh0RR/?utm_source=ig_web_copy_link