E rëndë, COVID-19 i merr jetën aktorit të njohur shqiptar
Aktori i njohur shqiptar Luran Ahmeti është ndarë nga jeta në moshën 46 vjeçare pasi nuk mundi dot ta fitonte betejën me COVID-19.
Lajmin e kanë konfirmuar miq e kolegë të tij të cilët janë shprehur të hidhëruar për largimin nga jeta të aktorit.
Aktori e ka nisur herët karrierën e tij artistike dhe numëron një sërë rolesh në teatër, ndërsa është shfaqur gjithashtu edhe tek seriali i famshëm turk “Sulejmani i madhërishëm.
Aktorë e kolegë të njohur, miq me aktorin kanë reaguar përmes statuseve në rrjetet sociale.
Jonida Vokshi ka ndarë një foto me aktorin në instastory ndërsa shprehet: “Nuk e besoj dot o Luran. Zoti ju dhëntë fuqi në këto momente”
Edhe aktori Blerim Destani ka reaguar përmes një statusi në instastory ku shpreh ngushëllimet për largimin nga jeta të aktorit.
Link: https://www.instagram.com/blerimdestani/