Home ShowBiz “Nuk kanë qenë asnjëherë çift”, ish kandidati i Përputhen bën deklaratën bombë..
“Nuk kanë qenë asnjëherë çift”, ish kandidati i Përputhen bën deklaratën bombë..
0

“Nuk kanë qenë asnjëherë çift”, ish kandidati i Përputhen bën deklaratën bombë..

0
0

Alban Dyrmishi është një prej kandidatëve të “Përputhen 1” që herë pas herë bën deklarata të ndryshme në rrjetet sociale.

Ai ka qenë së fundmi i ftuar në një emision ku ka folur për sezonin e parë të këtij spektakli nga ku dolën çift Ina dhe Geri.

Albani është pyetur se cilët personazhe dhe çifte janë më fals dhe ai ka treguar se Ina me Gerin nuk ka qenë asnjëherë çift dhe ky është një fakt që ai e di me siguri.

“Nëse Geri dhe Ina kanë qenë bashkë, atëherë unë kam qenë i lidhur me Kim Kardashian e madje kam edhe një vajzë me të”, thotë Albani gjatë intervistës duke thënë se gjithçka ishte e inskenuar nga personat aty brenda që donin ti nxirrnin çift.

Kujtojmë se ata të dy dolën çift nga spektakli, por disa muaj më pas deklaruan se ishin ndarë, por gjithsesi kishin mbetur miq të mirë me njëri tjetrin.

Link: https://youtu.be/jutYvJ1Wsmw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKqnL4ogwDF-_tGOLT2Msx-wcwypG1UC1kkn2o0/