Eurovision ka publikuar rënditjen e këngëve për dy netët gjysmëfinale. Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe me në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar.
Shtetet që do të këndojnë në të njëjtën mbrëmje janë Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.
Kujtojmë se Anxhela do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”. Para disa javësh ajo publikoi videoklipin zyrtar të këngës, që u prit shumë mirë nga të gjithë.
Skenat e mëdha gjithmonë mbartin emocione të forta por Anxhela ka një Shqipëri të tërë që e mbështet dhe me siguri kjo do ta bëjë akoma më të lehtë. S’na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë suksese këngëtares.
Linku: https://www.instagram.com/wiwibloggs/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/