Home ShowBiz Nga rikthimi në “Përputhen”, tek arsyeja e ndarjes me Beartin, Tea i rrëfen të gjitha
Nga rikthimi në “Përputhen”, tek arsyeja e ndarjes me Beartin, Tea i rrëfen të gjitha
0

Nga rikthimi në “Përputhen”, tek arsyeja e ndarjes me Beartin, Tea i rrëfen të gjitha

0
0

Tea Trifoni është një prej vajzave të “Përputhen” që shkaktoi më shumë zhurmë se kushdo tjetër.

Ajo doli e përputhur me Andin, por në të vërtetë ishte e lidhur me Beartin, një tjetër kandidat që e njohu në “Përputhen”, me të cilin pati një lidhje disa mujore.

Së fundmi ata të dy janë ndarë dhe kjo i vuri sërish në qendër të vëmendjes.

Ndërsa një foto e saj me Olsën i bëri të gjithë të mendojnë se ajo mund të rikthehet në “Përputhen”, tani që është sërish single.

Megjithatë Tea nuk ka pritur ditën e hënë për të sqaruar se nuk do të kthehet në “Përputhen” dhe se me atë emision e ka mbyllur njëherë e mirë.

Dikush tjetër e ka pyetur se cila ishte arsyeja e ndarjes nga Bearti dhe ajo u përgjigj se do ta tregojë në një moment tjetër.

Mesa duket të dy kanë vendosur të tregohen diskret sa i takon arsyes së ndarjes.

Ajo që dimë të paktën sipas Beartit është që i kanë dhënë fund dhe nuk ka më kthim mbrapa.

teaaok

teaaw

Link: https://www.instagram.com/tea.trifoni/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CMAocxonvcj/