Anxhela Peristeri është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare dhe jo vetëm.
Kujtojmë se Anxhela do të na përfaqësojë në Eurovision me këngën Karma.
Mbrëmë këngëtarja ishte e ftuar në emisionin e ‘Piter Pan’ ku është përballuar me panelin e gazetarëve të vegjël.
Unë tani kam parë shumë këngëtarë në skenë që i ndodhin aksidente. Po ty të ka ndodhur ndonjëherë ndonjë aksident në skenë, ka pyetur njëri prej tyre?
Po më kanë ndodhur shumë herë aksidente. Njëherë duhet të dilja në skenë, duhet të zbrisja nga shkallët dhe rashë. Dola në skenë. Njëherë tjetër më është zbërthyer i gjithë fustani në skenë. Nuk e di si u ktheva nga orkestra që e mbërtheva. Lashë nam në mes të gjithë njerëzve, por s’ka gjë se janë gjëra që kalojnë -u shpreh këngëtarja.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=O0RSixizikU
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/