Home Aktualitet Komiteti i ekspertëve tregon masat e reja anti Covid për 2 javët në vazhdim
Komiteti i ekspertëve tregon masat e reja anti Covid për 2 javët në vazhdim
0

Komiteti i ekspertëve tregon masat e reja anti Covid për 2 javët në vazhdim

0
0

Orari i kufizimeve nuk do të ndryshojë edhe për të paktën dy javët në vazhdim.

Komiteti i ekspertëve ka vendosur që të lëjë në fuqi kufizimet nga ora 8 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit pavarësisht përmirësimit të situatës javët e fundit.

Ekspertë të Ministrisë kanë deklaruar gjatë komunikimit me median se pavarësisht përmirësimit të shifrave situata ende nuk është në nivelet e duhura për të konsideruar një zgjatje të orarit të kufizimeve.

Ndërkaq është evidentuar se pavarësisht numrit të rasteve në rënie, vihet re një rritje e lehtë e rasteve të reja në bashkitë e vogla krahasuar me javët e kaluara, ndërsa është bërë apel që të respektohen masat e vendosura dhe të tregohet kujdes me grumbullimet të cilat janë burim infeksioni.

Link: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=FC25zJK_pwI