Gjatë rrëfimit të saj ekskluziv, Tea zbuloi se si ajo edhe Andi kishin një lidhje jashtë emisionit.
Ajo nuk e zbuloi kush ishte vajza me të cilën ai mund të ketë pasur lidhje, por të gjithë mendojnë se është Melisa.
Andi vendosi të reagonte pas deklaratës së Teas me anë të një statusi në instagram ku tregon shumë shpejt do të ketë një deklaratë të tij por pasi të arrijë 30 mijë folloëers në facebook.
Ai ka thumbuar në këtë mënyrë Tean duke treguar se gjithçka e bën për famë.
Nga ana tjetër ajo që i habiti të gjithë është reagimi i Melisës.
Ajo vendosi krejt papritur të zhduket nga instagrami, duke mbyllur llogarinë e saj.
Pavarësisht se prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje mes tyre, ata të dy gjithmonë e kanë mohuar një gjë të tillë.
Link: https://www.instagram.com/andi.sh2/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI6VeOHhSQ0/