Rina Balaj është një prej këngëtareve më të dashura për publikun dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Atë e shohim gjithmonë në formë perfekte dhe ndonjëherë fansat e akuzojnë se mund të ketë bërë ndonjë ndërhyrje në fytyrë.
Kjo e ka bërë këngëtaren që të reagojë përmes një statusi duke treguar se shkëqimi i saj në fytyrë nuk ka të bëjë me botox apo fillers, duke treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe është totalisht origjinale.
“Askush nuk ka nevojë për gjëra të tilla për t’u ndier e bukur, pasi e rëndësishme është të ndihesh e bukur brenda. Kjo ndodh kur ju reflektoni dhe unë kam reflektuar shumë kohët e fundit. Dashuroni veten tuaj.”, shkruan Rina në statusin e saj, duke dhënë kështu një leksion për të gjithë njerëzit.
Link: https://www.instagram.com/isyourgirlrina/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKYeJhglDII/