Aktorja Ekzona Ademi së fundmi i është bashkuar skenës së Kosheres.
Ajo ka qenë e ftuar në emisionin e ‘Abc e Mëngjesit’ ku ka ndarë të rejat më të fundit nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Aktorja ka treguar dhe pse nuk e ka në natyrë të bëjë sherre jo gjithmonë gjërat shkojnë në paqe.
“Unë nuk shquhem për një njeri që bëj sherre se kam një gjë po bërë sherr nuk mund të jem ‘puçi puçi’. Nuk jam ashtu natyre dhe ruaj balancat, nuk i lejoj njerëzit të futen aty ku nuk duhen.
Ka një këngëtare që nuk flas dhe nuk ja vlen ta diskutoj”.
Aktorja ka folur dhe për eksperiencën e “Kosheres”, ku është shprehur se ndihet shumë e kënaqur.
“Po ndihem shumë mirë të kosherja. Jam shumë e kënaqur që jam pjesë e ‘Kosheres’. Më pëlqen puna dhe produkti final që po sjellim. Shtylla kryesore është Altin Basha dhe e gjithë ekipi po bën punën e vetë, prandaj ka sukses”.
Kujtojmë se pak ditë më parë Rezart Veleshnja hodhi akuza të forta mbi Altinin. Ai ia tha hapur se po iu vjedh skeçet dhe begraundi i tij është i dështuar.
Linku: https://www.youtube.com/results?search_query=abcmgjesit
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKBX5fJhdkP/?utm_source=ig_web_copy_link