Home Lifestyle Puna, shëndeti dhe dashuria, ja çfarë thonë yjet për sot
Puna, shëndeti dhe dashuria, ja çfarë thonë yjet për sot
0

Puna, shëndeti dhe dashuria, ja çfarë thonë yjet për sot

0
0

Dashi

Mund të jesh veçanërisht agresiv sot dhe të nxjerrësh gjithë inat tek personat që të rrethojnë dhe që mendon se të kanë lënduar me veprimet e tyre. Mos luaj rolin e viktimës, ndryshe rrezikon të kalosh në anën e personave negative.

Demi

Sot mund të ndiesh nevojën për të mbrojtur vlerat dhe gjërat në të cilat ti beson. Gjithsesi do të ishte mirë të bënit një hap mbrapa dhe të konsideronit çdo pro dhe kundra për çdo situatë duke u përpjekur të mos kushtëzoheni nga vuajtjet e së kaluarës

Binjakët

Një episod gjatë ditës së sotme mund të hapë plagë të vjetra që lidhjen me zënka apo ndarje në familjen tuaj. Sot mund ti bësh pyetjen vetes se si është të jesh një person i pavarur dhe të marrësh masat e duhura për të ecur në rrugën tënde pa lënduar askënd.

Gaforrja

Ke arritur në limitin e durimit sa i takon rregullave të rrepta shoqërore dhe autoritare. Për të shmangur çdo lloj shpërthimi është më mirë që ta zëvendësoni këtë humbje durimi me një filozofi mirësjelljeje dhe kujdessjeje ndaj të tjerëve, kjo padyshim do t’ju ndihmojë.

Luani

Mund të tentosh të flasësh me një grup miqsh për një problem që po të ndodh aktualisht në jetën tënde private. Por me gjithë emocionet dhe gjendjen jo të mirë në të cilën ndodhesh, do të kesh vështirësi ta përshkruash situatën në mënyrën e duhur.

Virgjëresha

Lidhjet mund të komplikohen për ty kohët e fundit pasi ka qenë e vështirë ti shohësh personat e tjerë me objektivitet. Në këtë fazë edhe lajmet e këqija mund të jenë një lehtësim për ty, pasi të paktën kështu do të marrën informacione objective.

Peshorja

Sot do të hasin disa probleme në punë dhe kjo mund të vijë për shkak të problemeve me shefat apo me ndonjë kolege që kërkon të vendosë autoritet mbi ju. Kjo do t’ju rrisë tensionin, por mundohuni të qëndroni të qetë.

 

Akrepi

Sot mund të jetë e vështirë t’ju përgjigjesh pyetjeve mbi atë çfarë dëshiron të bësh me jetën tënde. Rutina monotone e ditës do t’ju bëj të mendoni se si ti shfrytëzoni talentet tuaja për të qenë më gjithpërfshirës.

Shigjetari

Sot mund të ndiheni disi të nënvleftësuar dhe një problem në familje apo në një lidhje mund të të trazojë. Si fillim duhet të pyesësh veten se si ke ngecur në një grup personazh që nuk të bëjnë të ndihesh mirë dhe më pas të vendosësh si mund ta zgjidhësh këtë situatë.

Bricjapi

Sot mund të kaloni një ditë të stresuar dhe të gjitha planet e tua mund të kalojnë pengesa. Fatkeqësisht as në shtëpi nuk do ta gjeni paqen për të cilën keni nevojë.

Ujori

Sot mund të kalosh një rrezik financiar dhe duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, ndryshe mund të haseni me surpriza të pakëndshme. Duhet të përpiqesh të flasësh me dikë që mund të të thotë të vërtetën edhe pse kjo do të të bëjë keq.

Peshqit

Mund të marrësh më shumë vëmendje në shtëpi apo në punë nëse e përshkruan veten si viktimë në një situatë të caktuar. Por kujdes jo të gjithë do të jetë mirëkuptues dhe besues, ka edhe nga ata që mund t’ju gjykojnë.

Link: https://www.solodonna.it/news/oroscopo-di-paolo-fox-oggi-lunedi-12-aprile-2021.php

Burimi i fotos:https://unsplash.com/photos/1oo_PSe024s