Home Lifestyle Parashikimi i yjeve për sot, gjithçka mbi dashurinë, shëndetin dhe punën
Parashikimi i yjeve për sot, gjithçka mbi dashurinë, shëndetin dhe punën
0

Parashikimi i yjeve për sot, gjithçka mbi dashurinë, shëndetin dhe punën

0
0

Dashi

Në dashuri edhe pse Hëna është në pozicion të favorshëm do të rikthehen problemet që kishin hasur që në janar. Kjo periudhë do të ketë rezultate të rëndësishme në punë. Me Saturnin në pozicion të favorshëm mund të zgjidhni disa tensione.

Demi

Në dashuri, ndonjëherë duhet shumë pak për të gjetur rrugën e përbashkët. Këtë të mërkurë Venusi do të hyjë në hapësirën tuaj zodicale. Në punë do të keni shumë impenjime, megjithatë kjo nuk është një periudhë projektesh të rëndësishme.

Binjakët

Kjo e mërkurë do t’ju dhurojë emocione të bukura për ti ndarë me të tjerët. Në fushën emotive nuk mungojnë ndjesitë e veçanta. Mundësitë për punë janë të shumta, por mundohuni të mos çoni dëm një rast të mirë. Një ditë pozitive për shëndetin.

Gaforrja

Kjo ditë është e favorshme prej pozicionit të hënës prandaj mundohuni ta shfrytëzoni në maksimum. Në fushën e ndjenjave ju pret një ditë mjaft interesante, ndërsa në punë duhet të keni më shumë besim në aftësitë tuaja.

Luani

Gjatë ditës së sotme mundohuni të evitoni situatat e komplikuara. Ashtu si dje edhe sot humori juaj mund të jetë përtokë. Do të ndiheni shumë të lodhur në punë, bëni mirë të pushoni pak.

Virgjëresha

Venusi do të jenë në pozicion të favorshëm. Kjo do të thotë se do të keni ditë shumë të rëndësishme në aspektin e ndjenjave. Zakonisht mendoni shumë, por në dashuri i rëndësishëm është instikti. Shëndeti është përmirësuar shumë kohët e fundit.

Peshorja

Brenda kësaj jave do të fitoni një sfidë dhe më në fund do të kaloni një fundjave të këndshme. Në punë duhet të vini disa rregulla, ndërkohë në horizont priten të lajme të reja. Bëni kujdes me shëndetin.

Akrepi

Çiftet që sapo kanë kaluar një periudhë kritike apo një ndarje nuk e shkojnë aspak ndërmend që të nisin diçka serioze. Do të ketë një tërheqje fizike me një person të shenjës së peshqve. Mundohuni të mos lodheni shumë, sepse do të ndikojë në shëndetin tuaj.

Shigjetari

Venusi nuk do t’ju vijë në ndihmë, por as nuk do ta keni kundër, sepse lidhjet e qëndrueshme do të ecin vetë përpara. Kjo është një periudhë e mirë për ata që e kanë një punë dhe që po projektojnë të ardhmen. Pushoni më tepër për të evituar stresin.

Bricjapi

Në dashuri, Hëna është në pozicion të favorshëm. Nëse rrethoheni nga njerëz kokëfortë është e vështirë t’ju ndryshoni mendjen. Mundohuni ti merrni gjërat më lehtë dhe merreni në konsideratë një propozim të ri për punë. Kjo periudhë do t’ju falë shumë energji.

Ujori

Me hënën në pozicion të keq, këtë ditë do të merrni çdo gjë mbrapsht. Ndjeni mungesën e dikujt, por e keni të vështirë ta pranoni. Sa i takon punës duhet të merrni një vendim brenda muajit qershor. Për të mirën e shëndetit përpiquni të mos e lodhni shumë fizikun tuaj.

Peshqit

Nëse doni të hiqni disa pengesa kjo është dita e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Në fushën e ndjenjave do të rrethoheni nga një energji pozitive, por nëse ka diçka që nuk funksionon është më mirë ta sqaroni menjëherë. Nëse jeni duke u marrë me një projekt tuajin, 10 ditët e fundit të prillit do të sjellin të reja.

Link: https://www.ultimora.news/Le-Iene-cacciata-di-casa-dai-suoi-genitori-perche-gay-storia-di-Malika

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/DFrlRyLhCOQ