Home Aktualitet Çip për të zbuluar nëse je me COVID, ja si do të funksionojë
Çip për të zbuluar nëse je me COVID, ja si do të funksionojë
0

Çip për të zbuluar nëse je me COVID, ja si do të funksionojë

0
0

Agjencia amerikane për kërkime ushtarake ka krijuar një çip të posaçëm që vendoset nën lëkurë dhe që shërben për të ekzaminuar gjakun dhe për të zbuluar përmes tij nëse një person është i infektuar me COVID-19.

Ky sensor teston vazhdimisht gjakun dhe monitoron reaksionet kimike në trup.

Në rast se gjatë monitorimit gjen gjurmë të virusit ai dërgon një sinjal në qendrën e kontrollit e cila vijon më pas me marrjen e masave të mëtejshme.

Ky sinjal ju shkon gjithashtu edhe personave të infektuar të cilët duhet menjëherë të marrin masa duke u izoluar dhe duke vijuar me kontrolle të mëtejshme mjekësore.

Çipi është në fazën finale të testimit dhe testet e deritanishme kanë treguar se personat e prekur nga COVID-19, kanë shfaqur simptoma një ditë pasi është dhënë sinjalizimi nga çipi.

Ekspertët kanë nënvizuar faktin se çipi nuk është një gjurmues  që presupozohet të të gjurmojë gjatë gjithë kohës, por thjesht një mënyrë e re dhe e thjeshtë testimi.

Gjithashtu krahas sensorit, ekspertët kanë krijuar edhe një filtër që inserohet në një aparat dialize dhe që shërben për të filtruar Coronavirusin nga gjaku i personave të sëmurë dhe që i nënshtrohen procesit të dializës çdo javë.

Link: https://t3n.de/news/pentagon-chip-erkennt-corona-1372503/?xing_share=news

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/Tzoe6VCvQYg