Home ShowBiz Kush e njohu me Dojnën dhe mendimi i parë kur e pa, Vlashenti i rrëfen të gjitha
Kush e njohu me Dojnën dhe mendimi i parë kur e pa, Vlashenti i rrëfen të gjitha
0

Kush e njohu me Dojnën dhe mendimi i parë kur e pa, Vlashenti i rrëfen të gjitha

0
0

Vlashent Sata dhe Dojna Mema janë aktualisht një prej çifteve më të dashur për publikun.

Ata të dy e bënë publike lidhjen në fillim të këtij viti dhe që prej atij momenti i shohim vazhdimisht bashkë teksa ndajnë momentet më të bukura së bashku.

Vlashenti ka qenë i ftuar në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio”, ku ka folur për mënyrën se si është njohur me Dojnën.

Ai tha se ka qenë Ledioni ai që i ka thënë Dojnës të intervistojë Vlashentin i cili sapo kishte ardhur në Tiranë.

Ata janë takuar për herë të parë në studiot e Top Albania Radios dhe aty Vlashenti tregon se si Dojna e ka mahnitur me inteligjencën e saj, ndërsa rrëfen se gjatë gjithë kohës janë shkrirë së qeshuri.

Thashë uauu, kjo vajzë është e mrekullueshme, kjo ka qenë njohja jonë e parë. Sot të kesh një njëri që të do, jeta merr tjetër kuptim”, thotë ai gjatë intervistës.

Vlashenti

Link: https://www.youtube.com/watch?v=NtMbwk8DXRw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLFh7TfhoI4/