Atdheu është një nga emrat më të lakuar të emisionit, nga një personazh i thjeshtë, fama ka deportuar menjëherë dhe tashmë Atdheun e shohim shpesh të ftuar në emisione të ndryshme.
Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ku ndau disa detaje të reja nga jeta e tij personale dhe jo vetëm.
Një nga pjesët që tërhoqi shumë vemendje ishte një histori nga e shkuara e tij. Të gjithë mendojnë se personazhe të tillë nuk i kanë shpëtuar tundimit për të provuar ndonjë lloj droge por historia që konkurrenti tregoj paska qënë më e frikshme se kaq.
‘Në Kosovë, më thanë se kisha një infeksion në kocka, por nuk ishte e vërtetë. Terapia që kam pasur për 5 vite ka qenë e panevojshme dhe çdo muaj duhet të bëja një gjilpërë. Më ka bërë të ndihem shumë keq ajo periudhë, sepse ajo gjilpëra ishte si një lloj droge. Ditën që e bëja më hapte sytë, pastaj më vinte si në gjumë. Pastaj ika për tu kuruar në Stamboll, dhe mësuam që unë nuk kisha asnjë infeksion. Kisha një problem të vogël, që u kurua vetëm me 2 tablete’ -tregoi Atdheu.