Fjoralba Ponari është një nga figurat më të njohura për ekranet shqiptare. Prej pak kohësh moderatores iu besua drejtimi i ‘Portokallisë’.
Rrugëtimi i Fjoralbës në media ka filluar që kur ajo ishte akoma adoleshente dhe asgjë nuk paska qenë e thjeshtë për të.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit Fjoralba tregon se si televizioni e trasformoi look-un e saj për keq.
“Është e vërtetë! Kur nisa punën si moderatore, më është thënë vazhdimisht që duhej t’i përshtatesha në veshje një formati të caktuar, që unë s’e gjeja veten fare, ndryshe nga ai që unë preferoja! Dhe kam bërë zgjedhje skandaloze në look në të kaluarën. Por nejse, të shkuara të harruara. E mira është që me kalimin e viteve, rigjeta veten në stil dhe në tv kam gjetur të mesmen e artë mes asaj që pëlqej dhe asaj që funksionon në tv”, ka shkruar Fjoralba.
Linku: https://www.instagram.com/stories/fjoralba.ponari/2557795830409255572/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/