Home Lifestyle Dashuria, puna, shëndeti, ja çfarë parashikojnë yjet për sot
Dashuria, puna, shëndeti, ja çfarë parashikojnë yjet për sot
0

Dashuria, puna, shëndeti, ja çfarë parashikojnë yjet për sot

0
0

Dashi

Shenja e dashit duhet ti dedikohet sot dashurisë sepse kjo është një periudhë e artë për ndjenjat. Organizoni një darkë me partnerin për të sqaruar çdo dyshim të së kaluarës. Sa i takon punës mund të nisni me projektet e reja sepse situata do të jenë në favorin tuaj.

Demi

Sot hëna do të jetë kundër dhe kjo do t’ju bëjë intolerant ndaj të tjerëve. Duhet të mbani qetësinë sepse ndryshe mund të shkatërroni çdo gjë në momentin e fundit. Sa i takon punës ka disa dyshime, por çdo gjë është e zgjidhshme.

Binjakët

Të lindur nën shenjën e Binjakëve pas një tradhëtie dhe ndarjeje më në fund mund të ndihen të qetë. Në dashuri gjërat do të jenë premtuese ndërsa puna kërkon pak më shumë kujdes. Kush është duke punuar më mënyrë individuale mund të ketë arrijë gjëra të mëdha.

Gaforrja

Gaforja po përjeton një periudhë të mirë në dashuri sidomos me disa shenja si peshqit apo akrepi. Puna ecën mirë, por edhe nëse do të vini re ndonjë problem është më mirë të flisni menjëherë.

Luani

Në dashuri duhet të ruani qetësinë dhe të ecni përpara me besim duke larguar dyshimet. Në punë nuk është dita e duhur për të bërë projekte të cilat më mirë ti shtyni për një periudhë tjetër.

Virgjëresha

Personat e lindur nën shenjën e Virgjëreshës do të marrin lajme të mira në dashuri dhe mund të jetojnë një emocion të ri falë Marsit në shenjë. Puna ecën mirë, por do të ndiheni nevojë të paguheni më shumë, por do të jetë e vështirë të kërkoni rritje rroge në këtë periudhë.

Peshorja

Të lindurit nën shenjën e peshores do të kalojnë një ditë të bukur falë prezencës së hënës në shenjë. Në punë do të ecë gjithçka mirë falë yjeve në favorin tuaj, por nëse doni të sqaroni diçka duhet të flisni menjëherë.

Akrepi

Duhet të lini mënjanë dëshirën tuaj për hakmarrje dhe konkurencë. Në dashuri keni nevojë të rigjeni qetësinë e munguar. Ndërsa sa i takon punës ata që kanë nisur një punë të re do të jenë shumë të motivuar për t’u angazhuar maksimalisht.

Shigjetari

Të lindur nën shenjën e Shigjetarit do të ndihen të mërzitur sot dhe mund të manifestojnë probleme sa i takon raporteve me të tjerët. Në punë do të arrini disa suksese që do t’ju  hyjnë në punë për të ardhmen.

Bricjapi

Lajme të mira për dashurinë falë hënës që nuk është më kundër dhe Venusit në një pozicion të mirë. Në punë do të keni disa dyshime, por me vetëbesim do të arrini të çoni përpara projektet tuaja.

Ujori

Sot do të ndieni disa tensione sa i takon fushës së ndjenjave dhe kjo do të reflektohet edhe tek çiftet e qëndrueshme. Do të përballeni me disa probleme financiare dhe në punë jo çdo gjë do të shkojë sipas planeve.

Peshqit

Të lindurit nën shenjën e Peshqve do të bëjnë një analizë sa i takon ndjenjave duke u përpjekur të kuptojnë atë çfarë ju thotë zemra. Në punë kjo është një periudhë shumë e mirë për ide të reja dhe për të kapur në ajër mundësitë.

Link: https://www.today.it/oroscopo/oroscopo-paolo-fox-oggi-27-aprile-2021-le-previsioni-segno-per-segno.html/pag/3

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/mk_ILplX4-4