Home ShowBiz Atdheu ndodhet në vështirësi…, ja si përgjigjet kur i kërkojnë ti japë drejtim
Atdheu ndodhet në vështirësi…, ja si përgjigjet kur i kërkojnë ti japë drejtim
0

Atdheu ndodhet në vështirësi…, ja si përgjigjet kur i kërkojnë ti japë drejtim

0
0

Pas rikthimit sërish në “Përputhen”, Atdheu është parë shumë i afërt me Antonelën me të cilën ka realizuar disa takime romantike.

Por së fundmi është rikthyer sërish edhe me Sarën, me të cilën shkëmbeu puthjen e parë, menjëherë pas puthjes së famshme me Anën.

Pas afrimitetit me Sarën, ai tha se dikush e kishte kërcënuar në emër të saj dhe nuk vijoi më të dilte me të, duke shkëputur kështu raportet.

Megjithatë duket se tashmë kërcënimet janë harruar dhe ata të dy kanë realizuar një tjetër takim romantik.

Pas transmetimit të këtij takimi, Bora i ka thënë Atdheut se ai duket në vështirësi dhe se do ti duhet ti japë drejtim.

Ndërsa Antonela i ka kujtuar shprehjen e famshme që i thoshte dikur Mevlanit, “Jepi drejtim Iliaz”, duke shtuar nëse ai mund ti japë drejtim apo ndihet njësoj si Mevlani dikur.

Atdheu ka lënë të kuptohet se ndoshta nuk është në mëdyshje, përkundrazi nuk ka se çfarë ti japi drejtim në këtë pikë.

Link: https://www.instagram.com/p/CON8IAlhH-0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJI75dgJZxC_4a7lle9DvmJPtF7pMrz_Xvj0TM0/