0
0
Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl u bënë prindër të një djali rreth një muaj e gjysmë më parë.
Modelja gati deri në fund të shtatëzanisë nuk e ka lënë palestrën për asnjë ditë dhe tashmë vetëm një muaj e gjysmë pas lindjes ka vendosur ta rinisë sërish fuqishëm.
Ajo ka postuar një video në instagram ku tregon se është rikthyer në palestër ndërsa krahas videos shkruan: “Kthim pas 6 javësh, mezi po pres t’ju tregoj edhe juve”.
Modelja ka arritur të ketë linja perfekte menjëherë pas lindjes dhe kjo falë aktivitetit fizik që ka ndjekur gjatë gjithë shtatëzanisë dhe një diete ushqimore të shëndetshme.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8Q-UZeIiRF/