Dashi
Venusi do të hyjë në shenjën tuaj duke nisur nga 9 maji. Ky muaj do të jetë favorit sa i takon takimeve të reja. Në punë është më mirë të rrini sa më larg polemikave.
Demi
Muaji maj nis me Mërkurin dhe Afërditën në shenjën tuaj. Kjo do të thotë se ky muaj do të jetë delikat sa i takon ndjenjave. Në fushën e punës mund të merrni një konfirmim shumë të rëndësishëm.
Binjakët
Duke nisur nga 10 maji Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj dhe situata në dashuri do të jetë shumë e favorshme sidomos për çiftet që duhen vërtetë. Ndërsa ata që janë ndarë duhet të përgatiten për një sezon të ri në fushën e ndjenjave. Sa i takon punës bëni mirë të flisni vetëm nëse është e nevojshme.
Gaforrja
Në dashuri ky muaj do të jetë shumë i rëndësishëm dhe ju nuk duhet të evitoni takimet e reja pasi në dy muajt në vazhdim jeta sentimentale do të ketë të reja interesante. Brenda këtij muaji do të mund të mbyllni një marrëveshje të rëndësishme që mund t’ju dhurojë kënaqësi.
Luani
Në dashuri, ditët e para të këtij muaji nuk do të jenë shumë të favorshme. Ndonjëherë ndiheni shumë të lodhur, por shumë shpejt mund të merrni një lajm të mirë. Në punë nuk ndiheni aq të vlerësuar sa do të donit.
Virgjëresha
Në dashuri çfarë do që t’ju duhet të thoni, thuajeni me kujdes pasi maji mund të sjellë sherre edhe për çiftet më të forta. Do të ndiheni shumë energjikë, por bëni mirë të shmangni polemikat. Sa i takon punës nuk keni fare dëshirë të bëni ndryshime.
Peshorja
Në fushën e ndjenjave bëni mirë që të shfrytëzoni këtë situatë të favorshme për të bërë njohje të reja. Ndjesitë në këtë periudhë do të jenë shumë pozitive sepse prej kohësh po përjetoni momente të favorshme në të gjitha drejtimet.
Akrepi
Në dashuri Marsi do të jetë present gjatë gjithë muajit, por në ditën e sotme do të shfaqen disa kontraste. Mundohuni të mos nxitoni në zgjedhjet tuaja. Në punë duhet të tregoni kujdes sidomos nëse do t’ju duhet të merreni me financat apo çështje ligjore.
Shigjetari
Të lindur nën shenjën e Shigjetarit mund të kenë disa dyshime sa i takon dashurisë. Fundjavën që vjen do t’ju duhet të përballeni me situata të pavaforshme. Në punë nuk jeni të sigurt nëse duhet ta pranoni apo jo një propozim të ri që do t’ju bëhet.
Bricjapi
Afërdita do të vendoset në një pozicion të favorshëm duke nisur nga data një maj. Me një situatë kaq premtuese mund të bëni disa zgjedhje shumë të rëndësishme për të ardhmen. Në punë do t’ju duhet të përballeni me disa probleme.
Ujori
Në dashuri duke nisur nga një maji Marsi dhe Venusi janë në pozicion të kundërt me njëri tjetrin dhe kjo mund të dëmtojë edhe çiftet më të fortë. Edhe pse maji nuk nis mirë, nga java e dytë e tij situata do të përmirësohet ndjeshëm.
Peshqit
Në fushën e ndjenjave gjatë muajit maj është e këshillueshme që të merrni një pausë për të reflektuar. Çiftet që janë në krizë duhet të flasin me shumë kujdes. Në punë ju duket sikur po bëni shumë dhe po merrni shumë pak dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni të pavlerësuar.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/mk_ILplX4-4