Arbana Osmani dhe partneri i saj pak ditë më parë kanë festuar ditëlindjen.
Çifti kanë lindur me 7 maj, moderatorja ka festuar 38 vjetorin. Ndërsa Edi ka një diferencë prej 4 vitesh ku ka mbushur 34 vjeç.
Ata vendosën që këtë ditë të veçantë ta kalonin në Itali. Arbana me sa duket ka fatin e madh që ditëlindjes së saj ti gëzohet për ditë të tëra.
Partneri, Eduarti ka ndarë disa momente ku duket se po festojnë me stafin e punës dhe bashkangjitur fotove shkruan: ‘Ditëlindja vazhdon si Viti i Ri një javë.’
Dyshja janë mjaft aktivë në rrjete sociale ku shpesh ndajnë me ndjekësit momente të ndryshme me të vegjlit e tyre Joni dhe Dielli që dita ditës sa vijnë e bëhën më të këndshëm.
Linku: https://www.instagram.com/stories/eduartgrishaj/2571987976687406899/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/