Partnerja e këngëtait Stine së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Sherri virtual i saj me kunatën pak ditë më parë shkaktoi shumë zhurmë në rrjete sociale.
Gracielës i kishte ardhur në majë të hudës prej kohësh motra e Stines dhe deklaratat ofenduese që kjo e fundit ka bërë për të.
Burime pranë gazetës ‘Panorama’ bëjnë me dije se ky sherr në publik ka bërë që raporti i çiftit të shkojë drejt fundit dhe ‘fatura’ e kësaj ndarje shkon për të motrën.
Kujtojmë se Stine dhe Graciela kanë një vajzë së bashku. Para disa vitesh ata janë ndarë por më pas konfirmuan se raporti i tyre është sheshuar.
Mbetet për tu parë nëse do të kemi një ribashkim të dytë mes tyre apo i dhanë fund përfundimisht.
Linku: https://www.instagram.com/stine_records/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/grazia__official/