Home ShowBiz Emina Çunmulaj zbulon nepsin për ushqimet tradicionale shqiptare
Emina Çunmulaj zbulon nepsin për ushqimet tradicionale shqiptare
0

Emina Çunmulaj zbulon nepsin për ushqimet tradicionale shqiptare

0
0

Emina Çunmulaj është një nga modelet më të njohura brenda dhe jashtë vendit. Prej kohësh ajo ka hequr dorë nga modelingu dhe i është përkushtuar familjes.

Shumë shpejt familja e tyre do të zgjerohet me një djalë dhe lajmin e ëmbël e ndau vetë Emina pak muaj më parë në rrjete sociale.

Pavarësisht pritjes së ëmbël modelja nuk ka hequr dorë nga stërvitja dhe me siguri menjëherë pas lindjes do ta shikojmë në super formë.

Emia në postimet e saj të fundit ka zbuluar nepsin e saj mbi byrekun tradicional që bëhet në vendin tonë që një pjesë e madhe e quajnë dhe pite.

Me sa po kuptojmë nga postimet Emia është kthyer në Mal të Zi dhe ushqimi që i paska munguar paska qenë byreku.

Kujtojmë se modelja ka dhe dy vajza që tashmë janë deri diku të rritura dhe shumë shpejt do të bekohen nga prania e një vëllai.

 

Linku: https://www.instagram.com/stories/eminacunmulaj/2578319655099519668/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/