Mbani në mend këto gabime dhe tryeza e darkës tuaj me siguri do të jetë një sukses.
Mbingarkesa e tryezës me objekte të panevojshme.
Nëse tryeza juaj është e vogël, mbushja e saj me pjata dhe enë shtesë do ta bëjë vaktin të pakëndshëm. Përdorni pjata gota dhe çdo objekt të jetë sa më i vogël që tryeza mos të duket lëmsh.
Mos përdorimi i enëve të duhura.
Mos shërbeni asnjëherë pijet në gota që nuk duhet pasi kjo do ta bëjë tryezën tuaj të pakëndshme dhe aspak estetike kjo vllen për të gjitha objektet e tjera që duhet të jenë pjesë e një tryeze.
Përdorimi i tryezave që shkaktojnë siklet për shkak të lartësisë apo distancës.
Të gjitha ushqimmet duhet të vendosen në proporcion të tillë që askush të mos ketë lodhje për të kapur ushqimin.
Përdorimi i mbulesave të gabuara.
Mbulesa tavoline dhe dyshekët duhet të jenë sa më të veçantë. Thjeshtë sigurohuni që të matni tryezën tuaj para se të dilni për të bërë pazar për t’u siguruar që ato i përshtaten tryezës tamam.
Sjellja e luleve dhe qirinjve aromatik.
Ndërsa lulet e freskëta dhe qirinjtë e ndezur mendohet se janë të bukur, aromat e tyre ndonjëherë mund të jenëacaruese, dhe kur bëhet fjalë për darkën, ju doni që ushqimi juaj të jetë gjëja më aromatike në dhomë.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/pink-and-red-roses-centerpiece-near-silverwares-1045541/