Home ShowBiz ‘Do ta mbaj gjithë jetën’, Anxhela Peristeri zbulon emocionet e eksperiencës madhështore
‘Do ta mbaj gjithë jetën’, Anxhela Peristeri zbulon emocionet e eksperiencës madhështore
0

‘Do ta mbaj gjithë jetën’, Anxhela Peristeri zbulon emocionet e eksperiencës madhështore

0
0

Anxhela Peristeri mbrëmjen e djeshme provoi emocionet e fota të finales së madhe në Eurovision. Këngëtarja dhuroi një performancë madhshtore me këngën Karma ku na bëri krenarë të gjithëve.

Fituese u shpall Italia, e cila përfaqësohej nga Maneskin me këngën “Zitti E Buoni” (524 pikë).

Në vend të dytë doli Franca me 499 pikë, e përfaqësuar nga Barbara Pravi me këngën “Voila”. Në vend të tretë doli Zvicra me 432 pikë, e përfaqësuar nga Gjoni me këngën “Tout I’Univers”.

Shqipëria, e cila përfaqësohej nga këngëtarja Anxhela Peristeri u rradhit në vendin 21 (57 pikë). Anxhela mori 22 pikë nga juritë e 39 shteteve dhe 35 pikë nga publiku.

Këngëtarja megjithëse nuk arriti të rrëmbente fitoren e madhe ajo u vlerësua si një nga këngët dhe performancat më të mira. Për sa i përket veshjes, Anxhela u krahasua me Beyoncen.

Në daljen e saj pas finales Anxhela ka treguar emocionet e para.

“Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time”, tha Anxhela, pasi doli nga skena.

Linku: https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/