Eni Vasili sot ka festuar ditlindjen më të veçantë të jetës së saj. Gazetaren dhe pak kohë e ndajnë nga pritja e ëmbël dhe shumë shpejt familjes do ti bashkohen dy binjake.
Urimet për Enin kanë filluar që në orët e para të mëngjesit nga miqtë të afërmit dhe ndjekësit e saj më të mirë në rrjete sociale.
Vasili ka ndarë një pjesë të dhuratave në rrjete sociale ku ajo që mbizotëron janë buqetat e ndryshme me lule dhe njërën prej tyre ia ka dhuruar kryeministri Rama.
Ky përvjetor nuk mund ta gjente më të përmbushur se kaq Enin.
Kujtojmë se ishte Rama ai që i zbuloi lajmin e pritjes së ëmbël për herë të parë Enit në mes të studios së saj.
Linku: https://www.instagram.com/stories/enivasili/2581435297506858103/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/enivasili/