Vesa Luma dhe Big Basta janë një nga çiftet më të ndjekur në rrjete sociale dhe jo vetëm.
Së fundmi Vesa është bërë nostalgjike për ditën e martesës që ka ndodhur rreth 6 vite më parë.
Vesa i paska bërë të gjitha ritualet tradicionale të nusërimit dhe pas kaq vitesh ka vendosur që të ndaj emocionet dhe stresin më të madh të ditës madhëhtore.
‘2 orë para martesës prova e kafes. Sapo mora befasi një dhuratë të çmuar nga motra dea luma e cila kishte ruajtur në arkivën e saj çdo moment backstage të dasmës. Kjo video ishte epike, testi i kafes në shtëpi pak orë para martesës, stresi në fytyren time dhe e lumturia në fytyrën e nanës. Perqafime për krejt nuset e këtij viti eshte shumë mirë ma besoni,’ shkruan Vesa përkrah videos.
Kujtojmë se prej vitesh Vesa së bashku me partnerin dhe djalin, Liam jetojnë në Zelandën e Re duke hequr dorë nga muzika dhe çdo gjë tjetër nga vendi ynë.
Linku: https://www.instagram.com/p/CPUmvO4pK8K/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos. https://www.instagram.com/vesaluma/