Home Aktualitet Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ikona e baletit italian
Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ikona e baletit italian
0

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ikona e baletit italian

0
0

Carla Fracci u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare. Ajo është një ikonë artit italian dhe ish-balerinë e ‘La Scala’ e njohur për role romantike së bashku me të mëdhenjtë si Rudolf Nureyev dhe Mikhail Baryshnikov,.

Teatri La Scala njoftoi vdekjen e saj me “trishtim të madh”, mediat italiane u shprehen se artistia humbi betejën me kancerin dhe ky ishte shkaku kryesor që i mori jetën.

“Carla Fracci ishte një figurë kardinale në historinë e vallëzimit dhe atë të La Scala, por gjithashtu një pikë referimi për qytetin e Milanos dhe kulturën italiane,” tha teatri në një deklaratë.

Fracci lindi në Milano më 20 gusht 1936 dhe kaloi Luftën e Dytë Botërore me të afërmit në fshat për t’i shpëtuar bombardimeve të shpeshta të kryeqytetit të industrializuar të Lombardisë.

Por pas luftës, një vëzhgues vërejti “hirin dhe muzikalitetin” e saj, duke rekomanduar që ajo të provonte akademinë e La Scala.

Fama e saj globale u përhap menjëherë, me ftesa në Royal Festival Hall, pasuar nga dyert e hapura në Shtetet e Bashkuara, edhe pse ajo mbante një rol qendror në La Scala. Ajo u identifikua më së shumti me rolin e “Xhisiela”, të cilën ajo kërceu me Nureyev dhe Baryshnikov, si dhe yllin danez Erik Bruhn.

Për herë të fundit ajo vallëzoi në La Scala në vitin 2000, në rolin e Luce në “Excelsior”. Ajo u ftua përsëri në janar të këtij viti për të dhënë një master klasë në “Giselle”, e cila u transmetua në kanalet e mediave sociale të La Scala dhe është pjesë e një dokumentari nga televizioni shtetëror RAI.

Linllku: https://chicago.suntimes.com/2021/5/27/22456453/carla-fracci-dead-la-scala-prima-ballerina-was-84-dance-ballet-milan-italy

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/