Home ShowBiz Një performancë në Shqipëri, Ermal Meta rikthehet fuqishëm në skenë
Një performancë në Shqipëri, Ermal Meta rikthehet fuqishëm në skenë
0

Një performancë në Shqipëri, Ermal Meta rikthehet fuqishëm në skenë

0
0

Ermal Meta është një nga zërat më të dashur të muzikës brenda dhe jashtë vendit. Së fundmi këngëtari duket se është lodhur nga e gjithë kjo situatë mbyllje për shkak të pandemisë dhe ka vendosur që të sfidojë të gjitha rrethanat me një ‘Turne muzikor’ dhe nuk kishte si të mungonte një ndalesë në Tiranë.

‘Në 29 korrik do të jem në Stadiumin Air Albania në Tiranë,’ deklaron Ermal Meta për mediat italiane. “Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë”, shpjegon autori i” Nuk më bëtë dot asgjë “.

Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë.  Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja e midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është e me të vërtet e bukur ‘ -u shpreh këngëtari.

‘Më 5 shtator unë luaj në Taormina, në Teatrin Antik. Doja të parashikoja turneun si një ngjarje unike, për të dëgjuar këngët e mia drejtpërdrejt. Mezi po pres. Ne gjithashtu do të ofrojmë një transmetim të drejtpërdrejtë, për të qenë në gjendje të shohim koncertin nga një ekran edhe kur gjendeni në shtëpi.’

Linku: https://www.instagram.com/stories/ermalmetamusic/2584880008063993968/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ermalmetamusic/