Jonida Vokshi është mjaft aktive si në rrjetet sociale dhe në daljet publike. Së fundmi Jonida ka qenë e ftuar në emisionin ‘E ardhmja është vajzë’. Ku ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së saj në mes lotësh.
‘Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde.
Në kokën time qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme. Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani jam njeriu më i lumtur në botë,’ rrëfeu mes lotësh Vokshi.
Ndër të tjera ajo ka folur mbi jetën profesionale ku zbuloi se gjithmonë ëndrra e saj ka qenë të bëhej aktore ose regjisore dhe është mjaft e lumtur që ka qenë e rrethuar nën petkun e artit gjatë gjithë kohës.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=wVvz1YtgbAk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMXcPorMNAX/