Home Aktualitet Asnjë kufizim pandemie, Shqipëria hap kufijtë për turistët në mbarë botën
Asnjë kufizim pandemie, Shqipëria hap kufijtë për turistët në mbarë botën
0

Asnjë kufizim pandemie, Shqipëria hap kufijtë për turistët në mbarë botën

0
0

Ministria e Jashtme ka njoftuar se të gjithë qytetarët shqiptarë e të huaj mund ta vizitojnë Shqipërinë pa kufizime në hyrje.

Kufijtë e Shqipërisë do të jenë plotësisht të hapur për të pritur turistë nga mbarë bota gjatë sezonit turistik, nuk do të ketë nevojë për test covid apo ndonjë dokument tjetër.

‘Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë’, shkruhet në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme.

Linku:https://www.facebook.com/AlbanianMEFA

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-wearing-black-and-white-blouse-and-white-short-standing-on-forest-2106776/