Nëse akoma jeni në dilemë për të zgjedhur bikini të përshtatshme për verën 2021. Këtu janë disa këshilla nga ekspertët e modës për të gjetur se cili model është më i miri për ju.
Duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me trendet dhe gjithmonë të merrni parasysh se cila prerje është më e përshtatshme, pa humbur format natyrale të trupit tuaj.
Zona e komoditetit.
Në verë kalojmë shumë kohë me rroba banje, kështu që rregulli i parë është të zgjidhni një model që ju bën të ndiheni mirë pa u ndjerë në siklet, sepse është shumë i hapur ose shumë i ngushtë.
Bikini të zeza të vogla.
Ngjyra e zezë është gjithmonë një garanci dhe modelet e tilla mund të nxjerrin në pah më të mirën tuaj në plazh.
Biki me lule shumëngjyrshe.
Lulet janë një nga trendet që do të dominojnë verën e vitit 2021. Në momentin që do të planifikoni blerjen nuk duhet të mungojë një set i tillë në çantën tuaj të plazhit.
Zgjidhni një kostum banje të guximshëm për të marrë ngjyrë.
Është e rëndësishme që të zgjedhni një kostum plazhi që nuk iu lë shumë shenja rripash nëpër trup gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Një kostum për orët e vona.
Për daljet në mbrëmje duhet të kemi një set më të guximshëm në ngjyra dhe në forma që përveçse na bën të ndihemi rehatë në një party apo xhiro duhet të jemi rrezatuese në të.
Linku: https://www.vogue.it/moda/article/costumi-estate-2021-consigli-come-scegliere-bikini-migliore-foto
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/search/bikini/