Home ShowBiz ‘Ti Ti’, bashkëpunimi i Noizyt dhe Elgitit shton ritmin e adrenalinës së verës
‘Ti Ti’, bashkëpunimi i Noizyt dhe Elgitit shton ritmin e adrenalinës së verës
0

‘Ti Ti’, bashkëpunimi i Noizyt dhe Elgitit shton ritmin e adrenalinës së verës

0
0

Noizy dhe Elgiti janë ndër zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Çdo projekt i tyre është padiskutim një sukses dhe këtë e ka treguar koha gjithmonë.

Nuk mund të kishte kombinim më të bukur se kaq për këtë sezon. Dyshja dy ditë më parë kanë lançuar bashkëpunimin e tyre i cili titullohet ‘Ti Ti’.

Kënga dhe pse ka shumë pak orë që është publikuar ka thyer rekord shikueshmëri dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe pas bashkëpunimit të dy artistëve kaq të talentuar.

Në klip po ashtu promovohen një pjesë e bukurive të turizmit shqiptar. Projekti që do ta dëgjoni në çdo vend ku ka alegri dhe jo vetëm është një dedikim i bukur dashurie.

Dyshja numërojnë pafund hite në reportorin e tyre dhe pse tregu po ngopet me prurje të reja niveli është ai që bën diferencën mes artistëve të vërtetë dhe një eksperimenti kalimtar dhe këtë gjë këngëtarët e demostrojnë në çdo projekt unik që sjellin për adhuruesit e muzikës së tyre.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=91VymjcflEY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/noizy/

https://www.instagram.com/elgitdoda/